Dita botërore e lirisë së shtypit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, i bëri thirrje qeverive të forcojnë lirinë e shtypit dhe të mbrojnë gazetarët. Në një mesazh, ai shprehet se janë punonjësit e medias ata që hedhin dritë mbi sfidat lokale dhe globale, dhe se shërbimi i tyre ndaj publikut është i paçmuar.



?Një shtyp i lirë është esenca e paqes, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Është e rëndësishme të ndërtojmë shoqëri transparente dhe demokratike. Gazetarët dhe punonjësit e medias hedhin dritë mbi sfidat lokale dhe globale. shërbimi i tyre ndaj publikut është i paçmuar. Ligjet që mbrojnë gazetarin e pavarur, liria e shprehjes dhe e drejta për informim duhet të miratohen dhe zbatohen. krimet kundër gazetarëve duhet të ndiqen penalisht. I bëj thirrje qeverive të forcojnë lirinë e shtypit dhe të mbrojnë gazetarët.?



Ndërkohë ne Tiranë, në mesazhin e tij në Ditën e gazetarëve, presidenti Ilir Meta, thotë se ?liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike?.



?Inkurajoj, në veçanti, reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush. Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund. Dënoj me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve e apeloj që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë.?



Ndërsa në Kosovë dhe Maqedoni, dhjetëra gazetarë kanë protestuar duke kërkuar më shumë drejtësi. Me pankarta në duar thanë se mosndëshkimi e vret lirinë e shprehjes.



3 Maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që prej vitit 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Share This Video


Download

  
Report form