BB: Ekonomia u rrit 0.8 % - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Banka Botërore vlerëson përfundimisht se Shqipëria gjatë 2012-ës nuk ka patur një rritje ekonomike më të madhe se 0.8%.
Ulja e pritshmërive që ky institucion kishte për Shqipërinë është bërë që para një muaji, por këtë herë banka vjen me një vlerësim dhe jo parashikim. Në raportin e publikuar së fundi, lidhur me perspektivat e ekonomisë globale gjatë vitit 2013, Banka Botërore i bën thirrje vendeve në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria që të mbajnë të qëndrueshme rritjen ekonomike, në mënyrë që në të ardhmen të përballojnë edhe rritjen e kostos për borxhin publik. Sipas këtij raporti, ekonomia Shqiptare është prekur nga kriza në eurozonë dhe duhet të gjejë mënyrat për të përballuar sfidat e reja që janë hapur. Për Shqipërinë dhe një pjesë të vendeve të tjera, raporti veçon se gjatë 2012-ës kanë vuajtur rënien e kërkesës për eksporte, uljen e kapitalit të huaj si dhe pakësimin e të ardhurave nga emigracioni. Shqipëria paraqitet si vendi I cili pati uljen më të madhe të konsumit në rajon, ndërkohë që nga ana tjetër papunësia është në nivele të larta. Përsa i përket kreditimit, banka botërore thotë se ai ka qenë në nivele të ulëta çka ka dhënë efekt edhe në tkurrjen e investimeve të biznesit. Për 2013-ën në bazë të këtij raporti parashikohet se ekonomia e vendit do të rritet me 1.6%, ndryshe nga vlerësimi optimist që ka bërë qeveria shqiptare me 4.1%.

The World Bank estimates that Albania finally in 2012 there has been a growth of more than 0.8%.
Reduce expectations that the institution had to Albania was made ??a month ago, but this time the bank comes up with an estimate and not a forecast. In the recently published report on global economic prospects during 2013, World Bank urges developing countries, which is part of Albania to maintain stable economic growth, in order to sustain future growth cost of public debt. According to the report, the Albanian economy has been affected by the crisis in the eurozone and must find ways to cope with the new challenges that are open. For Albania and some other countries, the report points out that in 2012 have suffered a decline in demand for exports, foreign capital reduction and reduced remittances. Albania appears as a country which had the greatest reduction in consumption in the region, while on the other hand unemployment is high. In terms of lending, the World Bank says that he has been at low levels which has an effect on the contraction of business investment. For 2013 based on the report predicted that the country's economy will grow by 1.6%, unlike the optimistic assessment that the Albanian government has done with 4.1%.

Share This Video


Download

  
Report form