Dy deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri dorëzuan në Kuvend, Rezolutën për Zgjidhjen e Çështjes Çame e cila përmban 13 pika. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se rezoluta nuk i shpall luftë Greqisë dhe nuk kërkon territore, por synon paqen e bazuar në të drejtën evropiane. "Rezoluta është testament i atyre mijëra shqiptarëve të Çamërisë që u vranë dhe u masakruan, por dhe një testament i gjallë. Kjo rezolutë nuk i shpall luftë Greqisë, por është një rezolutë paqeje. Nuk është thjesht rezolute e PDIU, por është rezolutë e dy shqiptarëve çamë që i adresohet për mbështetje të gjithë deputetëve dhe popullit shqiptar. Nuk do t'i drejtohemi partive parlamentare, por do t'i drejtohemi ndërgjegjes kombëtare të parlamentarëve shqiptarë". PDIU thekson se rezoluta kërkon të hiqen pengesat që nuk lejojnë gëzimin e drejtës së pronës për qytetarët shqiptarë çamë, dikur shtetas grekë. Zgjidhja sipas tyre është abrogimi i Ligjit të Luftës dhe jo Gjendjes së Luftës e cila nuk ekziston normalisht që me vendosjen e Marrëdhënieve diplomatike në 1971. projekt-rezoluta i propozon qeverisë që përmes kontakteve diplomatike te aktivizoje komisionet dypalëshe.
Two members of the Party for Justice, Integration and Unity, Idrizi Rescue and Dashamir Tahiri submitted to the Assembly for Dispute Resolution Cham issue which contains 13 points. Head PJIU Idrizi Rescue, said the resolution did not declare war on Greece and requires no territories, but seeks peace based on European law.
"The resolution is a testament of those thousands of Cham Albanians were killed and massacred, but also a living testament. This resolution did not declare war on Greece, but it is a peaceful resolution. There is just resolution of PJIU, but two Cham Albanians resolution addressed to support all members and the Albanian people. Not to refer to parliamentary parties, but will address the national consciousness Albanian parliamentarians ". PJIU states that the resolution seeks to remove barriers that do not allow the enjoyment of property rights for the Albanian Cham, once the Greek citizen. According to their solution is the abolition of the Law of War and not the state of war that does not normally exist with the establishment of diplomatic relations in 1971. draft resolution proposes that the government through diplomatic contacts activate bilateral commissions.