Jehona e festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë është reflektuar edhe në pasqyrimin që i kanë bërë mediat më të famshme ndërkombëtare kësaj dite.
Titulli i shkrimit të njërës prej agjencive më prestigjoze të lajmeve, "Reuters", është: Shqipëria shënon festën e pavarësisë, me tortë gjigante dhe me ngatërresa. "Reuters" i referohet deklaratës së kryeministrit Berisha, dy ditë më parë në Vlorë, për tokat shqiptare nga Preveza në Preshevë, deklaratë që u bë shkak për anullimin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek Avramopulos, apo edhe goditjen me vezë të makinës së kryeministrit maqedonas Gruevski në Tiranë, dhe djegies së flamurit të Maqedonisë, që u bë shkak për mungesën e Presidentit Ivanov në festime. Kjo agjenci bën edhe një përmbledhje edhe të situatës gjeopolitike në rajon. Vëmendje kësaj dite të rëndësishme për shqiptarët i ka kushtuar edhe agjencia e njohur "Associated Press". Sipas saj, Shqipëria kujtoi 100 vjetorin e pavarësisë me një paradë ushtarake, festime masive dhe një tortë 18 tonëshe. Edhe "Associated Press" vë në dukje situatën e krijuar mes Shqipërisë dhe fqinjve të saj, Greqisë dhe Maqedonisë, pas deklaratave të cilësuara nacionaliste, të kryeministrit. Raportime të kësaj natyre ka pasur edhe në media të tjera të njohura si "Washington Post", "Evropa e Lirë", "Deutche Welle" apo "Zëri i Amerikës". Ndërsa portali i njohur "Huffington Post" i ka kushtuar vëmendje një vlere të rëndësishme në Shqipëri, bashkëjetesës fetare, që sipas kësaj mediaje, duhet të jetë shembull për të gjithë botën.
The echo of the celebrations for the 100th anniversary of independence is also reflected in the coverage they have become the most famous international media to this day.
The title of the article of one of the most prestigious news agencies, "Reuters", is: Albania marks Independence Day with giant cake and confusion. "Reuters" refers to the statement of Prime Minister Berisha, two days ago in Vlora, Albanian lands from Preveza in Presevo, that statement was made due to the cancellation of the visit of the Greek Foreign Minister Avramopoulos, or even hitting the prime minister's car with eggs Macedonian PM Gruevski in Tirana, and the burning of the flag of Macedonia, which was due to the absence of the President Ivanov in celebration. This agency also makes a summary of the geopolitical situation in the region. Attention to this important day for the Albanians has been also recognized agency "Associated Press". According to her, Albania reminded the 100 years of independence with a military parade, mass celebrations and a 18-tonne cake. "Associated Press" notes the situation between Albania and its neighbors, Greece and Macedonia, after qualifying statements nationalist prime. Reports of this nature has been in other popular media as the "Washington Post", "RL", "Deutsche Welle" or "Voice of America". While known portal "The Huffington Post" has paid attention to an important value in Albania, religious coexistence, which according this med...