Protesta e djeshme e Vetëvendosjes dhe situata në Kosovë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave kryesore ndërkombëtare. Agjenci prestigjioze lajmesh si "Reuters", "BBC", "Euronews", etj, kanë shkruar dhe raportuar mbi protestat e dhunshme dhe përplasjet mes policisë dhe demonstruesve në pikat kufitarë që lidhin vendin me Serbinë. "BBC" shkruan se policia është përleshur me protestuesit, të cilët u përpoqën të pengonin hyrjen e makinave dhe mallrave serbe. "Euronews" tregon se më shumë se 140 persona u arrestuan si pasojë e përplasjes mes protestuesve dhe policisë në pikat kufitare. "Reuters" shpjegon se protestuesit shqiptarë të Kosovës kundërshtojnë atë që e cilësojnë përpjekje e Serbisë për të penguar zhvillimin ekonomik dhe politik në Kosovë. Situatës së tensionuar në Kosovë i ka kushtuar një shkrim edhe britanikja "The Indipendent".
Yesterday's protest of self-determination and the situation in Kosovo has attracted the attention of leading international media. As prestigious news agency "Reuters", "BBC", "Euronews", etc., have written and reported on the violent protests and clashes between police and demonstrators at the border points that connect the country with Serbia. "BBC" writes that the police clashed with protesters who tried to prevent the entry of goods vehicles and Serbian. "Euronews" shows that more than 140 people were arrested as a result of the clash between protesters and police at the border. "Reuters" explains that the Kosovo Albanian protesters oppose what they described Serbia's efforts to prevent economic and political development in Kosovo. Tense situation in Kosovo has devoted an article the British "The Independent".