Duke pranuar të metat dhe disa gabime që mund të jenë bërë gjatë këtyre viteve qeverisjeje, kryeministri Berisha ka kërkuar votat për një mandat të tretë.
Në një takim me të rinjtë e bashkisë së Sukthit, Berisha ka komentuar punën e bërë deri tani nga qeveria e tij, duke premtuar se në katër vitet e ardhshme do të punohet katër herë më shumë. "Ne po ecim drejt zgjedhjeve, drejt mandatit të tretë. Ju, të gjithë anëtaret dhe anëtarët më të rinj të Partisë Demokratike, por edhe të gjithë anëtarët e tjerë të PD-së, mbështetësit tanë, paraqituni në çdo derë, trokisni në çdo zemër me ballin lart, sepse ne, pavarësisht nga vështirësitë, të metat apo gabimet që kemi bërë dhe që nuk përjashtohen të bëhen, kemi mbajtur fjalën dhe premtimet tona." Në fund të takimit kreu i qeverisë u dorëzoi 430 të rinjve të Sukthit kartat e anëtarësimit në partinë Demokratike.
Recognizing the shortcomings and some mistakes that can be made during these years of government, Prime Minister Berisha has sought votes for a third term.In a meeting with city youth of Sukthi, Berisha has commented on the work done so far by his government, promising that in the next four years will work four times as much. "We are moving towards the election to a third term. You, all members and younger members of the Democratic Party, but also all other members of the Democratic Party, our supporters, and stand at every door, knock on every heart with high forehead, because we, despite the difficulties, shortcomings or mistakes that we made and not excluded to be made??, we keep our word and promises. "at the end of the meeting, the head of the government handed over 430 young Sukth Democratic party membership cards.