“Mjaft”: Bashkia e Tiranës nuk mbajti premtimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
25 mars 2011Lulzim Basha: Me nje rrjet nënkalimesh dhe nje sistem parkingjesh brenda qytetit ne do te zgjidhim përfundimisht problemin e trafikut te ngarkuar ne Tirane. Tirana si te gjitha motrat e saj evropiane do te kete tramvajin e saj.Por 3 vite e gjysme me vone, Lulzim Basha, tashme në krye të bashkisë më të madhe të vendit, rezulton sipas organizatës ?Mjaft? me një bilanc tejet negativ. Në krye të premtimeve të pa mbajtura është sektori i infrastrukturës. Rrugët e reja jo vetëm mungojnë, por edhe ato ekzistueset janë mbushur me gropa. Vetëm ne sektorin e infrastrukturës nga 28 premtime, janë realizuar vetëm 2. Sipas Mjaft, edhe 3 sektorë te tjerë janë problematike: zhvillimi ekonomik lokal, arsimi dhe kujdesi social. Pas tyre vijnë mjedisi dhe aktivitetet kulturore. Raporti vëren edhe premtime te pamatshme, si hapja e 30 mije vendeve te reja pune e rikthimi i ambienteve sportive për te rinjtë ne kryeqytet. Në fushatë premtimet para qytetarëve i bëri Lulzim Basha. Por sot, për të reaguar mbi realizimin e tyre ka dalë zëvendësi i tij, Enno Bozdo.

Share This Video


Download

  
Report form