Infeksionet spitalore - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 4

20% e pacienteve shqiptare qe shkojnë ne spital krahas sëmundjes qe duan te kurojnë, marrin edhe një sere infeksionesh te tjera. Kjo ndodh për shkak te pakujdesisë se mjekeve, mungesës se higjienës ne pavijone dhe salla operacioni, mosstreilizimit te pajisjeve mjekësore apo nga përdorimi i tepruar i antibiotikeve. Gati 30% e plagëve te pacienteve kane shfaqur probleme për shkaka te infeksioneve te marra ne spital. Gjate një studimi te prezantuar për infeksionet spitalore dhe rezistencën ndaj antibiotikeve, specialiste te te institutit te shëndetit publik kane konstatuar se ne 50% te rasteve ilaçet nuk bëjnë efekt. Ky problem ndodh për shkaka te përdorimit pa kriter te ilaçeve dhe drejtimit te gabuar te pacienteve te cilët me pare duhet te shkojnë tek mjeku dhe jo ne farmaci. Duke i cilësuar këto infeksionet një fenomen jo vetëm shqiptar, drejtuesit e shëndetësisë kërkuan marrjen e masave për uljen e tyre. Ne Evrope dhe perëndim ky fenomen ndodhet ne masën 11%, dy here me pak se ne spitalet shqiptare.

Albanian 20% of patients who go to hospital along who want to cure disease, receive a variety of other infections. This happens due to the negligence of doctors, lack of hygiene in the wards and operation rooms, mosstreilizimit medical devices or excessive use of antibiotics. Nearly 30% of patients' wounds have display problems due to acquired infections in the hospital. During a study presented to hospital infections and antibiotic resistance, public health institute specialists have found that in 50% of cases the medicines do not work well. This problem occurs due to inappropriate use of medication and the wrong direction to patients who previously have to go to the doctor and not the pharmacy. While considering these infections a phenomenon not only Albanian leaders sought health measures to reduce them. In Europe and the West, this phenomenon is at 11%, two times less than in Albanian hospitals.

Share This Video


Download

  
Report form