Hetimet për video skandalin në qendrën spitalore “Nënë Tereza” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas publikimit të video skandalit në rrjetet sociale ku disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale ndaj një shtetaseje të pa identifikuar, policia e Tiranës ka arrestuar njërin prej të dyshuarve. Hetuesit thanë se kanë vënë në pranga për ngacmim seksual 24-vjeçarin nga Tepelena Evarist Pasha dhe pritet të mësojnë më shumë mbi vërtetësinë e xhirimit. Sipas Prokurorisë video është regjistruar në ambientet e urgjencës së qendrës spitalore universitare ?Nënë Tereza? rreth muajit shkurt të vitit 2014. Ekspertët kanë dalë në këtë konkluzion pas krahasimit të pamjeve të mara nga video me fotografimet e policisë të ambienteve aktuale të qendrës spitalore ku dallohet që xhirimi nuk është aktual. Dyshimet se i gjithë skandali ka ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? vuri në lëvizje edhe Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërkohë dyshimet për kohën e regjistrimit i shprehu dhe drejtoresha e qendrës spitalore.Video tregon dy të rinj teksa abuzojnë seksualisht me një vajzë të re të shtrirë pa ndjenja në krevat në një ambient spitalor. Personi që regjistron videon që zgjat rreth 50 sekonda shprehet se ndodhen në spitalin ?Nënë Tereza?.

Share This Video


Download

  
Report form