"Opozita nuk ka strategji" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar opozitën se është force politike pa strategji qeverisëse. Nga Gosa e Kavajes ku inspektoi plantacionet me ullinj kryeministri Berisha deklaroi se ndërsa maxhoranca ndërton shkolla dhe rruge e vetmja alternative e opozitës janë akuzat.
"Përgjigja jonë është, shoku akuzator vazhdo akuzat, ne do vazhdojmë veprat, do vazhdojmë punën do të mbjellim ullinj, do ndërtojmë rrugë, do ndërtojmë shkolla, do të ndërtojmë kanalizime, do të ndërtojmë ujësjellësa. Ne do të bëjmë çdo ditë, do të shënojmë një hap tjetër të rëndësishëm në ndryshimin e këtij vendi në ecjen e tij drejt një vendi të zhvilluar. E ftoj të vijë në këto kodra të marrë dhe penelin e tij, tek e fundit të bëjë edhe ndonjë pikturë që edhe po nuk iu shit të paktën të nxjerrë një mësim, respektin ndaj njerëzve punëtor ndaj atyre që kanë guxim të investojnë edhe këtu dhe të arrijnë rezultate si këto". Sipas Berishës qeveria ka subvencionuar në komunën e gosës në Kavajë rreth 70 hektar me ullinj ku kanë përfituar rreth 100 fermerë me një fond prej rreth 200 mijë dollarë.

Prime Minister Sali Berisha has accused the opposition political force without government strategy. Kavaja Gosa when inspected with olive plantations PM Berisha said that while the majority builds schools and roads the only alternative opposition charges.
"Our answer is, accusatory friend go charges, we will continue the works, we will continue to work to plant trees, build roads, build schools, build sewers, will build waterworks. We will do every day, will mark an important step in changing this country in his march towards a developed country. I invite to come to these hills get up and brush his last to make a painting that is not sold to at least draw a lesson, hardworking people respect those who have the courage to invest here and achieve results like these. "According to Berisha government has subsidized the municipality of gosës Kavaja about 70 hectares with trees where they have received about 100 farmers with a fund of 200 thousand dollars.

Share This Video


Download

  
Report form