Kur nga zgjedhjet na ndajnë rreth 9 muaj emisioni debat ka sjelle analizën e sfidave qe kampet politike kane deri ne qershorin e 2013 kur pritet te mbahen zgjedhjet parlamentare. Përballë njeri tjetrit Mero Baze e Artan Hoxha, Dirtan Hila e Arjan Vasjari kane debatuar për strategjitë elektorale jo vetëm te aktoreve tradicionale, por edhe te partive te reja ne skenën politike. Duke e cilësuar te pamundur qe e djathta te marre një mandat te trete, analisti Mero Baze ka theksuar se lideri i PS, Edi Rama, duhet te forcoje frymën opozitare gjate këtyre muajve, por me se shumti duhet te siguroje një koalicion te gjere për te fituar zgjedhjet. Ndërkohë qe Artan Hoxha ka deklaruar se kryeministri Berisha i ka ende mundësitë për te fituar, por duhet te këtë kujdes me qeverisjen dhe duhet te ketë LSI ne koalicion, sipas politologëve dhe analisteve, LSI nuk do te jete përcaktuese ne zgjedhjet e ardhshme pasi këtë status do ta fitojnë forcat e reja politike AK dhe FRD. Duke u ndalur edhe tek problematika e proceseve zgjedhore ne 20 vitet e fundit, analistet kane pranuar se problemet me votën nisin qe kur kryetaret e partive majtas apo djathtas zgjedhin listën e deputeteve, duke futur persona te forte ose te pasur për t'i përdorur për te ruajtur, vjedhur apo blere vota.
When divide us choices about 9 months show debate has led to the analysis of the challenges that political camps have until June 2013 when it is expected to be held parliamentary elections. Confront each other Mero Baze Artan Hoxha, Dirtan Hila Arjan Vasjari have argued for electoral strategies of actors not only traditional but also new parties in the political scene. Considering it impossible that the right to obtain a third term, Mero Baze analyst has noted that SP leader Edi Rama, the need to strengthen the spirit of opposition during these months, but mostly should provide a broad coalition to win the election. Meanwhile Artan Hoxha declared that Prime Minister Berisha has still opportunities to win, but have to be careful with the government and should have LSI in the coalition, according to political scientists and analysts, LSI will not be decisive in the next election after this status will gain new political forces AK and FRD. Speaking to issues of electoral processes in the past 20 years, analysts have agreed that the problems start when the leaders of the parties vote left or right select list MP, introducing strong or rich people to use for store, steal or buy votes.