Nënshkruhet marrëveshja për TAP - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 4

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë kanë nënshkruar në selinë e përfaqësisë diplomatike amerikane në Nju Jork, një memorandum mirëkuptimi mbi projektin e gazsjellësit transadriatik, "TAP". Ky projekt do të bëjë të mundur që nëpërmjet kalimit të gazit nëpër këto tre vende, të arrihet furnizimi me gaz natyral i perëndimit, gaz që do të vijë nga Azerbajxhani. Gazsjellësi "TAP" do të transportojë gazin natyror nga deti Kaspik dhe Kaukazi, në Evropë, në mënyrë që të reduktohet varësia nga Rusia për furnizimin me gaz. Ky memorandum shënon hapin e parë në nivel politik, që do të pasohet nga analizat teknike për krijimin e kornizës së infrastrukturës së re. Pasi negociatat të hyjnë në një tjetër fazë, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për gazsjellësin e ri. Sipas kryediplomatit shqiptar, Edmond Panariti, kalimi i këtij tubacioni përmes territorit shqiptar nënkupton angazhimin e firmave të huaja në investime, gjë që do të sjellë edhe hapjen e rreth dy mijë vendeve të reja pune. Ndërsa, ministri i Jashtëm grek Avramopulos, e sheh projektin me shumë leverdi për lehtësimin e vështirësive ekonomike të shtetit Helen. Megjithatë, sipas mediave greke, kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë për Athinën, pasi e shohin si një mundësi për të ushtruar presion mbi palën shqiptare për ratifikimin e Marrëveshjes së Kufijve Detarë të nënshkruar në vitin 2009 dhe të hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e vendit tonë.

Foreign ministers of Albania, Italy and Greece have signed a U.S. diplomatic headquarters in New York, a memorandum of understanding on the project of Trans, "TAP". This project will make it possible through the passage of gas through these three countries reached western natural gas supply, gas will come from Azerbaijan. Pipeline "TAP" will transport natural gas from the Caspian Sea and the Caucasus, in Europe, in order to reduce dependence on Russia for gas supplies. This memorandum marks the first step in the political level, which will be followed by technical analysis for the creation of new infrastructure framework. After negotiations to enter into another phase, signed the agreement for a new pipeline. According to the Albanian top diplomat Edmond Panariti, the passage of the pipeline through Albanian territory implies involvement of foreign firms in the investment, which will bring the opening of about two thousand new jobs. Meanwhile, Greek Foreign Minister Avramopoulos, sees the boon to facilitate the country's economic difficulties Helen. However, according to Greek media, the agreement is of particular importance for Athens, after they see as an opportunity to put pressure on the Albanian party to ratify the Maritime Boundary Agreement signed in 2009 and rejected by the Constitutional Court our country.

Share This Video


Download

  
Report form