Wolfarth dorëzon raportin e OSBE - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

OSBE parashikon një garë të egër dhe të tejzgjatur për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Kreu i prezencës në Shqipëri, Eugen Wolfarth, ka raportuar para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, duke nënvizuar se suksesi i zgjedhjeve të ardhshme, mbetet në dorën e politikanëve. "Në ndërthurje me zhvillimet aktuale të përshkruara këtu, mund të pritet që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shohin një garë shumë të egër. Drejtuesit kryesorë partiakë kanë mundësi thuajse të pakufizuara për të zhvilluar zgjedhje që përmbushin plotësisht standardet ndërkombëtare; po ashtu, kanë kapacitetin për ta shkatërruar procesin në themel dhe për të zhbërë arritjet pozitive të procesit të reformës." Ambasadori fton palët politike ne Shqipëri te ngrenë sa me shpejt KQZ, për te përgatitur një proces normal elektoral ne 2013. Duke u ndalur gjate ne përshkrimin e zgjedhjes se presidentit te republikës, qe sipas ambasadorit mbeti një proces i njëanshëm, Wolfarth paralajmëron një klime tensioni ne momentin e zgjedhjes se kryeprokurorit te ri. Ndërsa ndryshimet ne kabinetin qeveritar, qe pasuan zgjedhjen e Bujar Nishanit president, ne raport theksohen se ishin te paqarta e te befta, sidomos postet qe i takojnë LSI. Kreu i prezencës i konsideroi ne raport komisionet hetimore për "21 Janarin" dhe për ish-zv/kryetarin e KLD, me rezultate të paracaktuara, duke i tejkaluar kështu kompetencat që u jep Kushtetuta, e cila lejon vetëm shqyrtimin e një çështjeje specifike dhe jo zëvendësimin e punës së gjyqësorit. Sa i përket dy prej proceseve gjyqësore më të bujshme të viteve të fundit, siç ishte gjyqi i Gërdecit, apo ai ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, në raportin e OSBE, theksohet se nuk janë zhvilluar sipas parimit të së drejtës. "Gjyqi nuk mund të konsiderohet se është zhvilluar në përputhje të plotë me parimet e gjykimit të drejtë. Në veçanti, kohëzgjatja e tepruar e gjyqit, i cili shtyhej shpesh kryesisht për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, ngriti shqetësime të herëpashershme. Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm ish-zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, ndaj të cilit ishin ngritur akuza për korrupsion. Këto vendime nga shumë vëzhgues u konsideruan si të debatueshme dhe disa prej tyre vështirë se mund të quhen në përputhje me ligjin." Raporti nxjerr në pah kulturën e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë që akuzohen për korrupsion, gjë që ndikon në reputacionin e keq të sistemit të drejtësisë. Me tej, zoti Wolfarth shpreh vlerësime negative për ecurinë e procesit te legalizimeve dhe respektimin e te drejtave te njeriut. Sipas ambasadorit, projektligji për transmetimet audiovizive është ende pezull, mes të tjerash edhe sepse grupet e interesit e kanë lidhur atë me procesin e dixhitalizimit.

Share This Video


Download

  
Report form