OSBE: Vizion Plus, televizioni më i balancuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-07-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shefja e misionit të vëzhgimit të OSBE ODIHR, Audrey Glover, në raportin e saj për zgjedhjet e 30 qershorit ka dhënë detaje edhe në lidhje me mbulimin mediatik që i është bërë fushatës dhe veçanërisht procesit të votimit.Mediat, sipas raportit të OSBE janë dominuar nga mbulimi politik në edicionet e tyre informative, dhe e shpërndarë në përqindje duket se PS-ja ka zënë më shumë hapësirë se PD-ja në raportime të ndryshme.Sipas tij, Vizion Plus është i vetmi television privat kombëtar që e mbuloi Partinë Demokratike në një mënyrë krejtësisht pozitive dhe neutral, ndërsa Partinë Socialiste, në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negative.?PD-ja dhe PS-ja dominuan mbulimin politik në edicionet informative në të gjitha mediat e monitoruara, ku PS-ja mori midis 29 dhe 34 përqind, kurse PD-ja midis 20 dhe 26 përqind të këtij mbulimi. Polarizimi politik u reflektua në tonin e këtij mbulimi. Veçanërisht, dy televizionet, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan PS-në me tone kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe negative. Në kontrast me to, News 24 e mbuloi PS-në me tone kryesisht negative dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe pozitive. Po kështu, Vizion Plus e mbuloi PD-në në një mënyrë kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PS-në në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negativ. Kanali publik, RTSH-1 ishte më neutral se mediat private, ku PS-ja u mbulua në një mënyrë kryesisht neutrale dhe pozitive, kurse PD-ja me ton kryesisht neutral.?Raporti për zgjedhjet vendore ka kritikuar veçanërisht mediat shqiptare për mënyrën se si ato e pasqyruan realitetin.Sipas raportit, përqendrimi i pronësisë së mediave është konsoliduar nëpërmjet procesit të dixhitalizimit, e që rezulton se 3 nga 5 frekuencave televizive private kombëtare, kontrollohen nga një familje mediatike.?Përqendrimi i pronësisë së mediave u konsolidua edhe më tej nëpërmjet procesit të dixhitalizimit, i cili rezultoi në kontrollin nga një familje të tre prej pesë frekuencave televizive private kombëtare?.Shefja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Audrey Glover, tha se media nuk pati pavarësi dhe nuk I shërbeu informimit të publikut.E kjo erdhi si pasojë e pozicionimit të mediave me parti të caktuara politike bazuar në inteersat e biznesit të pronarëve të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form