Arvizu takon Nishanin e Berishën - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Ambasadori i SHBA ne Tirane Aleksander Arvizu e ka nisur ditën me takime intensive, qe kane nisur ne orën 11.00 ne presidence. Për here te pare qe pas marrjes se detyrës si kreu i ri i shtetit, dhe pas lëvizjes se kreut te SHISH e zgjedhjes se nënkryetarit te KLD-se, Bujar Nishani ka pritur ne zyrën e tij, diplomatin amerikan me te cilin kane biseduar për rreth 60 minuta. Ambasadori Arvizu, te paktën sipas njoftimit për shtyp te selisë presidenciale, ka vënë theksin tek reformimi i sistemit te drejtësisë dhe fuqizimi e rolit të Këshillit te Larte te Drejtësisë, ne një kohe kur vendimet e para të Nishanit, ishin votimi i zëvendëskryetarit te KLD-se, shkarkimi i Bahri Shaqirit nga shërbimi inteligjent dhe emërimi ne vend te tij i Visho Ajazit, zëvendës ministër ne kabinetin Berisha dhe bashkëpunëtor i afërt i Bashkim Gazidedes, kur i fundit drejtoi SHIK-un fame keq. Ne fakt para një jave kur ndodhi lëvizja ne drejtimin e SHISH, burime zyrtare te ambasadës amerikane shprehen shqetësimin për kohen dhe motivet e dyshimta te këtij veprimi. Por sot zyra e shtypit e Nishanit thotë se Arvizu ka shprehur bindjen se presidenti i ri, do të arrije të garantoje një bashkëpunim ndërinstitucional bazuar në pavarësinë dhe respektin e ndërsjelltë ndërmjet institucioneve. Pas këtij takimi diplomati amerikan i është drejtuar selisë se kryeministrisë për një takim me shefin e qeverise Sali Berisha. Por edhe deklarata e ekzekutivit ishte e thate dhe u përqendrua ne prezantimin e zëvendës ambasadorit te ri dhe marrëdhëniet shume te mira ne mes te dy vendeve. Zoti Arvizu, nuk ka folur ne media për çështjen e drejtorit te ri te SHISH, edhe pse selia diplomatike qe ai drejton ne Tirane nuk e ka fshehur zhgënjimin dhe shqetësimin për këtë lëvizje te befte te gushtit.

U.S. Ambassador in Tirana Alexander Arvizu started the day with intense meetings, which have started in at 11.00 to the presidency. For the first time since taking office as the new head of state, and after movement of the head of SIS's choice of HCJ Deputy Bujar Nishani waited in his office, the American diplomat with whom they have talked about 60 minutes. Ambassador Arvizu, at least according to the press release of the presidential headquarters, has put emphasis on reforming the justice system and strengthen the role of the High Council of Justice, at a time when the first decisions to Nishani deputy were voting to HCJ that, by downloading Bahri Shaqiri intelligence and appointment in his place of Vishon Ajazi, deputy minister in the cabinet Berisha and close associate of the Union Gazidedes, when the latter ran un-shik ill fame. We actually happened a week ago when the movement in the direction of the Intelligence Service, U.S. Embassy official sources expressed concern about time and dubious motives to this action. But today's press office says Arvizu Nishani expressed conviction that the new president will arrive to ensure an inter-institutional cooperation based on independence and mutual respect b...

Share This Video


Download

  
Report form