Euro vazhdon te bjere - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Euro ka shënuar disa ditë më parë nivelin më të ulët gjatë 2 viteve të fundit, atë të 136.5 lekëve, ndërkohë që menjëherë pas fundjavës ka ardhur edhe një forcim i saj, por përsëri shumë i vogël krahasuar me mesataren e monedhës së përbashkët gjatë muajve të fundit. Ekspertët e lidhin këtë rënie, kryesisht me uljen e konsumit dhe si pasojë e kësaj edhe me uljen e shkëmbimeve tregtare me vendet e eurozonës, ndërkohë që nga ana tjetër në konsideratë merret edhe ardhja e emigrantëve për muajt e verës. Por për ekspertë të tjerë, një efekt tjetër që ka ndikuar në rënien e monedhës evropiane është edhe situata në tregjet financiare ndërkombëtare, ndërkohë që nga ana tjetër ka ndikuar edhe ulja e normës së interesit për euron që bëri para disa ditësh banka qendrore evropiane. Euro ka disa muaj që ka reflektuar një rënie graduale të saj si në kursin e këmbimit valutor vendas, ashtu edhe në tregjet e huaja. Sipas ekspertëve në muajt në vazhdim pritet një stabilizim i monedhës, por gjithsesi kjo do të lidhet ngushtë edhe me situatën në eurozonë.

Euro has made a few days ago the lowest level in two years, that of 136.5 lek, while immediately after the weekend has been a hardening of her, but still very small compared with the common currency during the last. Experts link this decline mainly to lower consumption and consequently the reduction of trade exchanges with countries in the eurozone, while the other is taken into account for the arrival of summer migrants. But other experts, one other effect that influenced the decline of the euro is the situation in international financial markets, while in turn has affected the interest rate reduction for the euro which made several days before the European central bank. Euro has a few months, which reflected a gradual decline in its domestic exchange rate and in foreign markets. According to experts in the coming months expect a stabilization of the currency, but it would be closely linked to the situation in the eurozone.

Share This Video


Download

  
Report form