Vazhdon të bjerë kreditimi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kredia për ekonominë vijon të bjerë, duke shënuar në muajin prill rënien më të ulët që prej vitit 2013-të. Për herë të parë në këto dy vite, stoku i huasë që japin bankat ka marrë vlera negative, duke e bërë gjithnjë e më shqetësuese situatën. Sipas të dhënave që raporton Banka Qendrore, kreditimi në ekonomi për muajin prill ka rënë me 60 milion dollarë. Banka e Shqipërisë thekson se arsyeja kryesore që ka ulur këtë financim është niveli i lartë i kredive të këqija. Pjesa e parave që bankat kanë dhënë hua dhe nuk kanë shpresa më t?i kthejnë ka kapur vlerën 12% të totalit të kredisë së tyre, çka bën shqetësuese situatën financiare. Për herë të parë bankat kanë ulur edhe normat e interesit të kredive, të cilat rezultonin statike dhe të palëvizshshme, kjo për të nxitur edhe bizneset që të kërkojnë më shumë para. Në tre muajt e parë të këtij viti, bankat kanë ulur shpenzimet që paguajnë për interesat e depozitave, por po ashtu në rënie janë edhe fitimet që ato marrin nga kreditë e dhëna. Nga ana tjetër, ajo që mbetet shqetësuese është fakti që biznesi po merr gjithnjë e më pak financim nga bankat, vetëm për muajin prill kjo vlerë ra me 10 milion dollarë, ndërsa janë rritur paratë që sipërmarrësit marrin në formën e overdrafteve. Moskreditimi i ekonomisë sjell jo vetëm bllokim të hapjes së ndërmarrjeve të reja duke frenuar punësimin, por një fenomen shqetësues mbetet edhe marrja e parave borxh në forma të tjera. Huatë informale janë rritur ndjeshëm, si për individët ashtu dhe për bizneset.

Share This Video


Download

  
Report form