10 euro për të kaluar…kufirin! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kostot qe paguajnë shqiptaret për te fluturuar, një vend te rëndësishëm zënë edhe tarifat qe ka vendosur shteti. Një prej tyre është taksa 10 euro qe jep çdo person, per te kaluar kufirin, një detyrim ky, i cili zbatohet vetëm ne Shqipëri. Për ekspertet e fushës është qeveria ajo e cila duhet te japë shembullin e pare te uljes se këtyre kostove, duke hequr taksen 10 euro, e me pas t?i kërkohet koncesionarit te Rinasit, te beje te njëjtën gje. Nëse do t?u referohemi te dhënave, nga 1,8 milion pasagjere qe kane përdoruar aeroportin ?Nene Tereza? ne vitin 2015, janë plote 18 milion euro qe buxheti përfiton, para te mjaftueshme për te vene ne pune aeroportin e Kukësit. Por duket se qeveria, nuk e ka ne plan te rishikoje këtë takse, edhe pse nder vite është premtuar heqja e saj. Ndërkohe qe nje detyrim i tille, nuk paguhet per pasagjeret qe zgjedhin te udhëtojnë me transport detar apo me makine. Këto kosto se bashku edhe me ato qe ofron kompania koncesionare kane qene pengesa kryesore qe ne Shqipëri, nuk kemi kompani fluturim low cost.

Share This Video


Download

  
Report form