Diplomatet apel për imunitetin - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Pas arritjes se marrëveshjes për reformën zgjedhore, diplomatet e huaj ne Shqipëri apelojnë njëzëri edhe për heqjen e imunitetit për zyrtaret e larte. Nga Gjirokastra, ku ndodhet për një vizite dyditore, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, u shpreh qarte se nëse nisma e ndërmarrë nga partitë nuk konkretizohet, atëherë ky do te ishte një zhgënjim i madh për Shtetet e Bashkuara. Ndërsa ambasadorja gjermane, Carola Holtkemper, nga Dardha e Korçës, shpreson qe ku veprim te ndodhe, pse jo edhe perpara datës 6 gusht, kohe kur parlamenti pritet te finalizoje miratimin. "Mendoj se kjo është jetike dhe mjaft e rëndësishme, sepse ka gjyqtarë të mirë, ka parlamentarë të mirë, por gjithashtu ka edhe hajdut mes tyre, kështu që me çështjen e imuniteteve abuzohet në këtë vend dhe nëse njerëzit do të ishin seriozë për përmirësimin e shtetit ligjor, atëherë duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e imuniteteve. Presim që më 6 gusht të kalohet diçka, duhet patjetër të miratohet diçka, sepse nëse nuk ndodh, atëherë ky do të jetë një zhgënjim shumë i madh për Shtetet e Bashkuara, prandaj ata duhet ta bëjnë këtë," është shprehur Arvizu. "Me sa di unë drafti është formuluar ne baze te rekomandimeve te EURALIUS dhe po shoqërohet me debate te mëtejshme. Mendimi im është se drafti mund te kaloje ne parlament ne një sezon special para datës 6 gusht dhe le te shpresojmë qe kjo te ndodhe," ka deklaruar ambasadorja gjermane. Me tej, diplomatet janë ndalur edhe tek marrëveshja për reformën zgjedhore dhe riformatimin e KQZ-se, një institucion ky qe, sipas Arvizu, pati shume probleme ne zgjedhjet e kaluara. "Jam veçanërisht i kënaqur që palët kanë arritur një marrëveshje për kodin elektoral. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme, sepse në thelb të tij ka qenë KQZ-ja dhe duke parë performancën në të shkuarën të KQZ-së, është e qartë që ishte e nevojshme për një mekanizëm të ri që t'iu jepte besim njerëzve. Ndaj jam i kënaqur që ka një format të ri për këtë," shprehet diplomati amerikan. "Ne jemi interesuar se kodi zgjedhor është riformuar brenda afatit te përcaktuar, edhe pse një dite para afatit te fundit. Qëllimi është qe ky kod te jete i barabarte për te gjitha forcat politike, megjithatë, është e kuptueshme qe partitë e vogla kane patur ankesa. Sipas mendimit tim, këto ankesa edhe mund te diskutohen me vone por e rëndësishme është qe te ketë baza me te qëndrueshme për te zhvilluar zgjedhjet e ardhshme ne vitin 2013 edhe kodi përmban disa kontrolle edhe pika te cilat bëjnë ose mundësojnë qe zëri i popullit te përfaqësohet ne një barazi me te madhe," deklaron Holtkemper. Ky është apeli i radhës i diplomateve ne Shqipëri, pas thirrjes qe beri pak dite me pare ambasadorja çeke për heqjen e imunitetit. Kuvendi ka përcaktuar datën 6 gusht, si ditën kur do te miratoje draftin për heqjen e imunitetit për zyrtaret.

Share This Video


Download

  
Report form