Kompromis për reformën zgjedhore - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Komisioni parlamentar i cili u mandatua për amendimin e kodit elektoral ka arritur ne orët e fundit kompromisin. Ne orën 17:00 te pasdites do te ketë edhe një mbledhje për te formalizuar marrëveshjen, para se drafti përfundimtar t'i dërgohet për votim ne seance Kuvendit, ditën e nesërme. Burime pranë palëve thonë për "Vizion Plus", se ekspertet kane rene dakord edhe për 3 çështjet qe mbanin peng prej disa javësh mbylljen e reformës zgjedhore. Pjese e marrëveshjes është riformatimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, i kërkuar me force nga Partia Socialiste. Ne ligj është parashikuar me dispozite kalimtare qe KQZ te shkrihet ne vjeshte, kur mbaron mandati i anëtarëve aktuale. Ndërsa kreu i komisionit do te zgjidhet përmes një formule te re qe ka ne baze konkurrimin. Gjithashtu palët janë afruar edhe për çështjen e ankimimit, referuar propozimit te opozitës, qe u jep te drejte 2 anëtarëve te KQZ te kërkojnë rinumërim votash kur ka dyshime për manipulim rezultati. Gjithashtu është pranuar se ne zgjedhjet e vitit te ardhshëm nuk mund te përdoret gjerësisht teknologjia, por vetëm ne zona pilot, me një numër te larte zgjedhësish dhe ne zona te urbanizuara, përfshirë Tiranen. Por çështja e pazgjidhur do te mbetet kërkesa e partive te vogla për te ndryshuar sistemin elektoral, duke shkuar drejt një sistemi kombëtar te korrektuar. Kjo për 24 partitë e vogla do te barazonte përfaqësimin bazuar ne votat e marra. Komisioni i reformës zgjedhore u ngrit ne fillim te vitit për te përmbyllur dhe realizuar një nga kushtet e lëna nga BE, qe Shqipëria te fitoje statusin kandidat ne vjeshtën e këtij viti. Megjithatë, puna e tij nuk ishte shume e lehte, pasi u desh qe 3 here t'i shtyhej mandati deri ne finalizimin e marrëveshjes ne limit.

Parliamentary committee which was mandated to amend the electoral code has reached a compromise last hours. 17:00 o'clock in the afternoon we will have a meeting to formalize the agreement, before the final draft be submitted to a vote in the Assembly session, the next day. Parties say sources close to the "Vision Plus", the experts have also agreed to three issues that held hostage for several weeks, closing on electoral reform. Part of the deal is reformatting the Central Election Commission, wanted to force the Socialist Party. The law provided for the transitional provision that the CEC to melt in the fall, when the current members retiring. As head of the commission shall be resolved through a new formula that is based on competition. Also the parties are approaching the issue of complaint, referred the proposal to the opposition, which entitles two members of the CEC to request recounts when there is suspicion of rigging the result. Also it is recognized that in next year's elections can not be widely used technology, but only in pilot areas, with a high number of voters and urban areas, including Tirana. But the issue will remain unresolved small parties request to change the electoral system, moving towards a national system ...

Share This Video


Download

  
Report form