Trafiku, problemi i pushimeve - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Si çdo vit në kohën e sezonit turistik qytetit të Vlorës i shtohet problematika e qarkullimit të automjeteve. Pothuajse të gjitha rrugët përballen me trafikun e renduar për shkak te fluksit te madh te pushuesve dhe emigranteve te cilët kthehen ne vendlindje. Në një vëzhgim të bërë nga kamera e "Vizion Plus", vërehet se për te përshkuar rrugën nga zona e "Kulaçit" ne "Skelë" deri te Tuneli, një distance prej 3 kilometrash, duhen minimalisht 90 minuta ne trafik. Gjithashtu rrugët te cilat është vështirë te qarkullosh lirisht janë ato nga hyrja e qytetit deri te komisariati i policisë, nga xhamia ne "Skele", ndërsa oraret ku trafiku është me i renduar është nga ora 09:30 deri ne 11:00 paradite dhe nga ora 19:30 deri ne 22:00 te mbrëmjes. Edhe pse kjo situate është problematike prej shume vitesh ende nuk është marre asnjë mase për zgjerimin e rrugëve, apo edhe ndalimin e parkimit te gabuar te automjeteve.

Share This Video


Download

  
Report form