Fullani: Ekonomia ne rënie - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Edhe Banka e Shqipërisë kërkon një reformë te gjerë në sistemin e drejtësisë. Sipas guvernatorit Ardian Fullani bankat tregtare janë duke hasur probleme me ekzekutimin e kolateralit të kredive të këqija nga ana e përmbarimit dhe kjo situatë, sipas tij, do të sjellë përkeqësim të mëtejshëm të ekonomisë. Guvernatori Fullani i bëri thirrje bankave të nivelit të dytë që të rritin kreditimin për biznesin, por edhe të ulin normën e interesit, ne mënyrë që politika monetare të jetë efektive. Gjatë fjalës së tij me drejtues dhe përfaqësues të bankave në Shqipëri, Guvernatori theksoi se ekonomia ka 4 vjet që është e prekur nga kriza dhe vijon që të mbetet e rrezikuar nga borxhi sovran. Ai iu drejtua bankierëve që të bashkëpunojnë me pushtetin ekzekutiv për të financuar sektorë të ndryshëm në këtë periudhë të vështirë dhe premtoi reforma të tjera rregullatore për sistemin bankar për ta bërë më të sigurt kapitalin e këtij sektori.

Bank of Albania requires a broad reform of the justice system. Under Governor Ardian Fullani commercial banks are experiencing problems with the execution of collateral loans bad execution by this situation, he will bring further economic deterioration. Governor Fullani urged commercial banks to increase lending to business, but also to lower interest rates, monetary policy in order to be effective. During his speech to the leaders and representatives of banks in Albania, the Governor stressed that the economy has 4 years that is affected by the crisis and continues to remain vulnerable to sovereign debt. He addressed the bankers to cooperate with the executive power to finance various sectors in this difficult period and other regulatory reforms promised to the banking system to make sure the capital of this sector.

Share This Video


Download

  
Report form