http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja papunësisë, çmimit të energjisë dhe e taksave janë elemente që tregojnë se e ekonomia e vendit është përkeqësuar. Ka qenë ky mesazhi që kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka dhënë gjatë një tryeze me gratë sipërmarrëse. Për kreun e demokratëve shteti ligjor po zëvendësohet me atë policor dhe se masat ndëshkuese të qeverisë po dëmtojnë biznesin. Gjatë takimit Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që t?i bashkohen protestave popullore për të ndalur të keqen, që sipas tij po mbillet nga kjo qeveri.