Presidenti i Republikës, Bamir Topi, niset sot për një vizitë dyditore në Kosovë, e cila bëhet me ftesë të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Kreu i Shtetit shqiptar do të mikpritet me një ceremoni solemne nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe të dy homologët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, për t'u pasuar nga takimi i dy delegacioneve respektive zyrtare, ku pritet që temat e bisedimeve plenare të përqendrohen në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore, rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm në fusha me interes të ndërsjellë, shtimin e numrit të vendeve që do të njohin Kosovën si dhe për perspektivën euro-atlantike të dy vendeve tona e të mbarë rajonit. Gjatë kësaj vizite zyrtare, Presidenti Topi do të zhvillojë takime me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me Zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht Kreun e Aleancës 'Kosova e Re', Behgjet Pacolli dhe me të tjera personalitete të larta shtetërore. Një nga momentet më kulmore të vizitës shtetërore të Presidentit Topi do të jetë mbajtja e fjalës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, Presidenti Topi do të udhëtojë drejt Kompleksit Memorial në Prekaz, ku do të bëjë homazhe për nder të komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të Kosovës në Glogian, si dhe do të zhvillojë një vizitë në qytetin e Gjakovës
President of the Republic, Bamir Topi departed today for a two-day visit to Kosovo, which is at the invitation of the president of Kosovo, Atifete Jahjaga. The head of state would Hospitality with a solemn ceremony by the President of Kosovo, Atifete Jahjaga, and two counterparts will conduct a face to face meeting, followed by the meeting of the two respective official delegations, which are expected to threads plenary talks focused on strengthening fraternal relations, enhancing comprehensive cooperation in fields of mutual interest, increasing the number of countries that recognize Kosovo and euro-Atlantic perspective for both our countries and throughout the region. During this official visit, President Topi will hold meetings with the Speaker of the Assembly of Kosovo, Krasniqi, the Deputy Prime Minister and concurrently head of the Alliance 'New Kosovo', Behgjet Pacolli and other high dignitaries of state. One of the culminating state visit of President Topi will be keeping the speech before members of the Assembly. On the second day official visit to Kosovo, President Topi will travel to Memorial Complex in Prekaz, which will do honor to pay homage to the legendary commander Adem and other martyrs Glogian Kosovo, as well as a visit to city ??of Gjakova