Jahjaga fton krerët e partive - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa më 2 tetor mbahet sërish seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës ku do të votohet kandidatura e deputetit arsim bajrami nga radhët e PDK-së, presidentja po punon për zgjidhjen e ngërçit politik. Zëdhënësi i kreu të shtetit, arbër vllahu ka konfirmuar se presidentja Jahjaga do mbledhë në një tryezë liderët e partive kryesore për të diskutuar rrugët sesi Kosova mund të dalë nga kjo krize institucionale. Vllahu ka konfirmuar se zonja Jahjaga do të kryejë vetëm rolin e ndërmjetësueses së dialogut, ndërsa shton se kreu i shtetit nuk ka ndërmend ti drejtohet kushtetueses për interpretime të reja ligjore. Ndërkohë burime të pakonfirmuara njoftojnë se presidentja Jahjaga mund të propozojë në tryezën e bisedimeve opsionin e një kryeministri konsensual mes palëve, opsion ky ka pak gjasa të pranohet duke patur parasysh qëndrime e artuikuluara të liderëve të bllokut opozitar për një qeveri pa PDK-në. Që prej zgjedhjeve të 8 qershorit Kosova ka hyrë në një krizë institucionale. Deputetët nuk kanë mundur të zgjedhin dot as kryetarin e kuvendit, që i hap rrugë nisjes së bisedimeve për formimin e qeverisë së re në Kosovë.

Share This Video


Download

  
Report form