http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk është e para herë që Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga mbërrin në Tiranë. Vizitën zyrtare e nisi me takimin në presidencë. Në takimin mes krerëve të dy shteteve u bisedua mbi një treg të përbashkët ekonomik, pa pengesa politike, i cili do të mund të konkurrojë tregun evropian. Para mediave, kreu i shtetit shqiptar theksoi se Shqipëria do të mbështesë çdo kërkesë të ligjshme të shqiptarëve të Luginën e Preshevës. Ndërsa Jahjaga u ndal në negociatat mes qeverisë së Prishtinës dhe Beogradit. Krerët e dy shteteve e vunë theksin tek thellimi i bashkëpunimit në funksion të proceseve integruese. Gjatë vizitës në Tiranë, Presidentja e Kosovës do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.