Ndonëse ishte njoftuar se tenderi për privatizimin e katër HEC-ëve do te zhvillohej ne fillim te këtij muaji, Ministria e Ekonomisë ka marre vendim për ta shtyre atë ne korrik.
"Vizion Plus" ka mësuar se deri ne datën 20 qershor do te vijoje shprehja e interesit nga kompanitë ndërkombëtare, ndërsa brenda 10-diteshit te pare te korrikut do te jete edhe vlerësimi i ofertave te paraqitura. Behet fjale për shitjen e katër HEC-ëve, Bistrica 1 dhe 2, si dhe hidrocentralin e Ulzës dhe Shkopetit. Burime nga Ministria e ekonomisë thanë se arsyeja e shtyrjes se datave është bere për t'iu dhënë me shume kohe kompanive te paraqesin ofertat e tyre, çka shërben për një konkurrence me te madhe. Por ne kohen kur privatizimi i HEC-ëve është ne proces, një nga kompanitë qe ka shfaqur interes, austriakja "Werbund", ne një koment te dhënë për agjencinë e lajmeve "Boomberg", është shprehur se është e gatshme te blejë katër hidrocentralet, për një vlere rreth 80 milion eurosh. Sipas këtij shkrimi, katër HEC-et kane një kapacitet prej 80 megavat dhe shuma qe ata mendojnë te ofrojnë është 1 milion euro për megavat. Ndonëse Ministria e Ekonomisë nuk ka bere publike pritshmëritë e saj për shumën qe kërkon te arkëtojë nga shitja e tyre, burime nga ky institucione thonë se ata parashikojnë një shume prej 80 milion euro. Privatizimi i hidrocentraleve përkon edhe me kohen kur pritet te rishikohet buxheti i shtetit, çka do te thotë se ne varësi edhe te shumës qe do te arkëtohet nga shitja do te shikohet edhe masa e shkurtimit. Deri tani kane shfaqur interes për blerje rreth 6 kompani, kryesisht nga Austria, Franca dhe Turqia.
Although it was announced that the tender for the privatization of four hydropower will be held at the beginning of this month, the Ministry of Economy has taken the decision to extend it to July.
"Vision Plus" has learned that up to date will continue June 20 expression of interest from international companies, and within 10-days the first of July will be the evaluation of bids submitted. Comes to the sale of four hydropower, Bistrica 1 and 2, as well as power plant and Shkopet. Sources from the Ministry of Economy said that the reason for the postponement of dates is made ??to give companies more time to submit their bids, which serves to greater competition. But at the time of privatization of hydropower is in the process, one of the companies that has expressed interest, the Austrian "Werbund" in a comment to give the news agency "Boomberg", said it is willing to buy four plants, to a value around 80 million euros. According to this writing, four HPPs have a capacity of 80 megawatts and the amount that they think the offer is 1 million euros per megawatt. Although the Ministry of Economy has made public its expectations for the amount that seeks to collect from their sales, sources from the institutions say they provide an amount of 80 million euros. Privatization of hydro power coincides with the time expected to be revised budget, which mean...