http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prodhuesit private te energjisë elektrike kane kundërshtuar projektligjin e ri te qeverise per këtë sektor. Sipas bizneseve, drafti i ri rrit pasigurinë, se energjia qe ata do prodhojnë, do te shitet tek korporata elektroenergjetike. Prodhuesit thonë se edhe qeveria nuk i ka shlyer plotësisht borxhet ndaj tyre, duke bere qe ata te funksionojnë ne kufijtë e mbijetesës. Nga ky ligj, do te jene rreth 400 biznese te mëdha qe do ta sigurojnë vete energjinë elektrike, duke shkëputur varësinë nga Operatori i Shpërndarjes. Por ky fakt, do te shoqërohet me kosto edhe me te mëdha për konsumatorët. Jane mbi 60 kompani private qe kane investuar ne ndërtimin e hidrocentraleve te vogla. Behet fjale per një investim qe arrin ne 500 milion euro, ndërsa ata mbulojnë deri ne 15 % te energjisë elektrike qe nevojitet gjate një viti.