Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të kenë asnjë përfaqësues në parlamentin e ri të Serbisë që pritet të konstituohet së shpejti. Në Kuvendin e ri serb do të jenë katër parti të pakicave, por asnjë deputet shqiptar. Lista e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka arritur të mbledhë vetëm 0,30 për qind të votave, që nuk është mjaftueshëm ta kalojnë pragun prej 0,40 për qind. Deputeti i vetëm shqiptar në përbërjen e fundit parlamentare në Serbi, ishte Riza Halimi i Partisë për Veprim Demokratik. Ndërsa, kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, i cili apeloi tek shqiptarët e Serbisë për bojkot të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, është shprehur se shqiptarët mbetën pa deputet për shkak të dobësimit së partisë së Halimit. Mustafa ka konfirmuar se partia e tij i ka fituar bindshëm zgjedhjet lokale në Preshevë dhe se do të konstituojë një kuvend komunal krejtësisht shqiptar. Rezultatet e votimeve parlamentare në Serbi kanë nxjerrë fitues me 73 vende në Kuvend partinë Liberal Demokrate të Cedomir Jovanoviç dhe pas saj Partinë Demokratike të Tadiç me 67 vende dhe më pas vijnë socialistët e Daçiç.
Presevo Valley Albanians will not have any representative in the new Serbian parliament expected to convene soon. In the new Serbian Parliament will be four minority parties, but no Albanian deputies. List of Albanians of the Presevo Valley has managed to collect only 0.30 percent of the vote, which is not sufficient to pass the threshold of 0.40 percent. Only Albanian deputy in the composition of the last parliamentary elections in Serbia, Riza Halimi was the Party for Democratic Action. While president of DPA, Ragmi Mustafa, who appealed to Albanians boycott Serbian parliamentary and presidential elections, said that the Albanians were not representative due to the weakening of party Halimi. Mustafa has confirmed that his party has convincingly won local elections in Presevo and that would constitute a purely Albanian municipal assembly. The results of parliamentary polls in Serbia have the winner with 73 seats in the Assembly Liberal Democrat party Cedomir Jovanovic and after Tadic's Democratic Party with 67 seats and then come Dacic's Socialists.