http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i opozitës ka akuzuar faktorë të huaj, të cilët sipas tij punojnë kundër interesit madhor të shqiptarëve, realizimin e zgjedhjeve të lira. Lulzim Basha, pa përmendur emra, tha se janë mercenarë që paguhen nga paratë e drogës.?Sot nga ky shesh i them Edi Ramës dhe mercenarëve të tij, që paguan me paratë e drogës, shqiptarë dhe të huaj, zyrtarë të shkarkuar për korrupsion nga qeveritë e tyre, që me paratë e drogës lehin kundër zgjedhjeve të lira, se ne jemi të vendosur ta shporrim këtë tirani.?Në ditën e 37 të protestës, Basha theksoi se beteja opozitare synon ndërtimin e një Shqipëria që mishëron vlerat euroatlantike.Opozita prej 18 Shkurtit ka nisur protestën pa kthim, deri në plotësimin e kërkesës së saj për rrëzim të qeverisë ?Rama?, ngritjen e një ekzekutivi teknik, që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.