Vizita e kryeministrit Sali Berisha ne SHBA ka vijuar me një vizitë në shtepine muze te ish-presidentit Wilson, i vetmi muze presidencial ne Uashington. Me rastin e kësaj vizite, Komisioni për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane i akordoi Kryeministrit Berisha medaljen e Mirënjohjes "Pluralizmi kulturor". "Në emër të qeverisë amerikane dhe të komisionit që unë kryesoj, e nderoj Kryeministrin shqiptar Sali Berisha për kontributin e jashtëzakonshëm për çuarjen përpara të kauzës për përkujtimin e holokaustit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të shtetasve amerikanë në Shqipëri," ka thënë Waren Miller. E ndërsa kryeministri Berisha ka thënë : "Dua të them edhe disa fjalë të tjera. Edhe më pas, në çdo moment kyç të kombit tonë, ne arritëm të ishim të suksesshëm, falë mbështetjes së SHBA-së dhe vendosmërisë. Ne u mbështetëm, pasi kauza jonë ishte e drejtë dhe ishte një kauzë, një princip, në zemër të themelimit të këtij vendi". Me herët kryeministri Berisha , është takuar me senatoren Jeane Shahen , kryetare e nën komitetit për çështjet evropiane, ndërsa një dite me pare, edhe me sekretaren e shtetit Hilari Klinton.
Visit of Prime Minister Sali Berisha in the U.S. has continued with a visit to the museum home of former President Wilson, the only presidential museum in Washington. On the occasion of this visit, the Commission for the Preservation of American Heritage awarded the Medal of Gratitude Premier Berisha "cultural pluralism". "On behalf of the U.S. government and the committee that I chair, the Albanian Prime Minister Sali Berisha honor for their outstanding contributions to advancing the cause of Holocaust remembrance and cultural heritage of American citizens in Bangladesh," Ware said Miller. And while Prime Minister Berisha said: "I want to say a few words more. Even then, at every crucial moment of our nation, we found we were successful, thanks to U.S. support and determination. We relied, because our cause was right and was a cause, a principle at the heart of the founding of this country. "Earlier Prime Minister Berisha, met with Senator Jeane Shahen, chairman of the subcommittee on European affairs, while a day earlier with Secretary of State Hillary Clinton.