http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aty do të mund të përballemi me hijet e së shkuarës, me terrorin komunist, me përgjimet dhe përndjekjet e Shqipërisë së më shumë se 30 viteve më parë. Sepse Shtëpia e Gjetheve ka hyrë në fazën e tretë të shndërrimit të saj në një muze. E kanë pagëzuar me emrin muzeu ?Gjethi?, e gjithçka mbetet për të diskutuar është se me çfarë do ta grishë ky muze publikun. Një vit më parë, kur ky projekt u prezantua nga Ministria e Kulturës, shtëpia e mbetur në harresë nisi të ngjallë kureshtje. Ashtu sikurse edhe Bunkeri, tanimë i hapur për publikun, edhe Muzeu i Gjethi nuk u la pa komente negative, çka sipas Ministrisë së Kulturës është një e drejtë e shoqërisë, por që se pengon politikën të rrëfejë të vërteta. Koncepti përmbajtja dhe i gjithë muzealizimi i kësaj shtëpie, vjen në si një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe ekspertëve të SHISH, të përndjekurve politikë dhe shoqatave që kanë treguar interes për të rrëfyer të vërteta diktatoriale.