http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është rezervati natyror i Kune-Vainit, në Shëngjin, një sistem lagunor pranë grykëderdhjes se lumit Drin. Erozioni detar, prerja e bimësisë, gjuetia e paligjshme e shpendëve dhe gjallesave të tjera ujore e kanë shkatërruar këto vite këtë zonë të mbrojtur duke e shndërruar në një vend të pafrekuentuar nga turistët. Për te ndryshuar kete situate, qeveria ka miratuar një projekt per rehabilitimin e rezervatit. Vendosja e tabelave informuese, krijimi i shesheve te pushimit për vizitoret, vendosja e stolave te pushimit dhe shtimi i pikave te vrojtimit janë disa nga ndërhyrjet qe do t'i ndryshojnë pamjen lagunës. Paralelisht do te ndërhyhet per pyllëzimin e një sipërfaqeje prej 1.7 hektaresh për shndërrimin e këtij rezervati natyror ne një zone më atraktive.