Kur ne Tirane zhvillohej protesta homazh e opozitës ne kujtim te 4 viktimave te demonstratës se një viti me pare, kryeministri Sali Berisha ka angazhuar qeverinë për festimet e Kongresit te Lushnjes. I pyetur nga "Vizion Plus" për protestën homazh te opozitës, Berisha tha se ajo nuk mund ta zbehe ngjarjen historike te Kongresit te Lushnjes. Për here te pare kryeministri Sali Berisha i ka kushtuar rëndësi te veçante 92-vjetorit te Kongresit te Lushnjes, qe perkoi edhe me 1-vjetorin e demonstratës se opozitës para kryeministrisë. I shoqëruar nga kryetarja e parlamentit, ministri i Kulturës dhe deputete demokrate te qarkut Fier, përfshirë dhe ata socialiste, kryeministri vlerësoi Kongresin e Lushnjes si një ngjarje te rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Pas rëndësisë se shprehur nga qeveria për 92-vjetorin e Kongresit te Lushnjes, kryebashkiaku socialist i këtij qyteti kërkoi statusin "shtëpi muze" te objektit, ku zhvilloi punimet Kongresi i vitit 1920. Kongresi i Lushnjes nisi punimet ne 21 Janar te 1920. Kjo date shënoi miratimin e aktit te kushtetutës se pavarësisë se Shqipërie, krijimin e këshillit drejtues te shtetit dhe zgjedhjen e Sulejman Delvines, kryeministër i vendit.
When in Tirana homage opposition protests held in memory of 4 victims of the demonstration that a year ago, Prime Minister Sali Berisha has committed the government to Congress Lushnja celebrations. Asked by "Vision Plus" to pay homage to rally opposition, Berisha said that she can not fade the historical event of the Congress of Lushnja. For the first time Prime Minister Sali Berisha has attached particular importance to Congress 92-year anniversary of Lushnja, which coincided with the first anniversary of the first demonstration that the prime minister's opposition. Accompanied by the Speaker of Parliament, Minister of Culture and Democratic member of Fier district, including those socialist Prime Lushnja Congress praised as a significant event in the history of Albania. After expressing the importance of government for 92-years of Lushnja Congress, socialist mayor of this town asked the status of "house museum" of the building where Congress held its proceedings in 1920. Lushnja Congress began work on 21 January 1920. This date marked the adoption of the constitution act of independence of Albania, creating the state board and the election of Suleiman Delvina, prime minister of the country.