Berisha, takime ne Afganistan - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 9

Në vizitën e tij të parë në Afganistan , kryeministri Berisha, ishte pranë trupave të Forcave të Armatosura Shqiptare që operojnë në kuadër të misionit të NATO-s. Kreu i qeverisë vizitoi Bazën e Përparuar Operacionale në Spin Buldok në Kandahar, ku është vendosur dhe kontingjenti i Forcave Speciale Shqiptare "Eagle 4". Berisha zhvilloi takime edhe përfaqësuesin civil më të lartë të NATO-s në Shtabin e ISAF, ambasadorin Simon Gass, me Komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Asistencës, njëkohësisht Komandant i Forcave Amerikane në Afganistan, Gjeneral John Allen. Vizita e kryeministrit Berisha në Afganistan vjen pas humbjes se kapiten Feti Voglit në krye të detyrës dhe plagosjes së nëntetar Aleksandër Peçit gjatë një operacioni paqeruajtës në Kandahar.

In his first visit to Afghanistan, Prime Minister Berisha, was near the bodies of the Armed forces operating under NATO mission. Head of government visited the Advanced Operational Base in Spin Buldok in Kandahar, where it is located and the Albanian contingent of Special Forces "Eagle 4". Berisha also met the top civilian representative of NATO ISAF Headquarters, Ambassador Simon Gass, the Force Commander of International Security and Assistance, also Commander of U.S. Forces in Afghanistan, General John Allen. The Prime Minister visits Afghanistan comes after the loss of FeTi youngest captain on duty and Alexander Peci nëntetar injury during a peacekeeping operation in Kandahar.

Share This Video


Download

  
Report form