Edhe pse jetojnë vetëm 4 km larg Maliqit ne Korçe, banoret e Kolanecit janë ne izolim te plote prej tre javësh. Ata kane hapur vete rrugën deri ne qendër te fshatit, por qe shërben vetëm për këmbësorët. Për te shkuar ne fshatin malor qe shtrihet ne 1600 metra mbi nivelin e detit, grupit te xhirimit te Vizion Plus iu desh te ecte afro një ore e gjysme ne këmbë. Fshati i vogël me 300 banore është nen juridiksionin e Bashkise se Maliqit, por rruga varet prej ndërmarrjes se rrugëve rurale. Guri Lanka me statusin e invalidit është nisur për te marre leket e pensionit si te ardhurat e vetme te familjes, por ka mbetur për ore te tera ne dëborën qe shkon ne 1 metër e gjysme. Vetëm me ndihmën e fqinjëve është rikthyer ne shtëpi. Ndonëse nga infermieri i fshatit mësohet se deri tani nuk ka pasur emergjenca shëndetësore, për fshatin e vogël qe e ka jetën te lidhur me Maliqin jetesa ne këto kushte është shume e vështirë. Ka prej atyre qe ecin çdo dite ne këmbë deri ne Maliq për te pare babanë e sëmurë.
Even though they live only 4 km away Maliq in Korce, Kolanecit people are in complete isolation of three weeks. They have opened themselves up the road in the center of the village, but that serves only to pedestrians. To go to a mountain village that lies at 1600 meters above sea level, the group of Vision Plus crew had to walk about a half hour walk. The small village with 300 inhabitants, is under the jurisdiction of the Municipality of Maliq, but the way the enterprise depends on rural roads. Stone Lanka with disability status is going to take leke pension income as single family, but remained for hours in snow that runs at 1 meter and a half. Only with the help of neighbors is returned home. Although the village nurse learned that until now had no medical emergencies, to the tiny village that has Maliqi life related to living in these conditions is very difficult. Some of those who walk each day in standing up for the first Maliq sick father.