Sikur te mos mjaftojnë efektet negative qe mund te sjelle situata ne eurozone, kriza e tejzgjatur e thatësirës është kthyer ne një kërcënim serioz për buxhetin e shtetit. Madje nuk përjashtohet as mundësia qe qeveria te rishikoje buxhetin, me qellim gjetjen e parave për te siguruar furnizimin me energji, pasi Korporata Elektroenergjetike duket se nuk ka me para për import. Paralajmërimin për ndryshimin e buxhetit e beri Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili tha se një fond kontigjence do te vihet ne dispozicion për KESH-in, me qellim përballimin e situatës. Parashikohet qe Ministria te përcaktojë një fond prej 2.5 miliard lekesh. Nga ana tjetër, negociatat mes qeverise, kompanisë private "CEZ" dhe KESH-it duket se janë drejt finalizimit. "CEZ" do te paguaje një pjese te borxhit qe i ka kompanisë KESH, duke i mundësuar asaj blerjen e energjisë. Pak kohe me pare, qeveria vuri ne dispozicion 4.5 miliard leke garanci qe KESH te merrte kredi nga bankat për te paguar faturat e importit. Por edhe një situate e tille nuk i dha zgjidhje situatës. Rezervat hidrike ndodhen ne piken e tyre minimale dhe kjo situate ka detyruan KESH-in te kryeje importe te mëdha dhe me kosto te larte ndërsa "CEZ" dhe OST kane shtuar kufizimet.