Vendi ne ngrice e errësirë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 4

Pas humbjes se tre jetëve nga i ftohti, vendi duket se vazhdon te jete i mbërthyer serish nga temperaturat qe ne zonat malore shkojnë deri ne minus 15 grade celsius. Por përveç te ftohtit dhe ngricave, ne disa qytete kane nisur edhe mungesat e gjata te energjisë elektrike. Si pasoje e një defekti ne hidrocentralin e Vaut te Dejes, i gjithë qarku i Lezhës është pa drita qe nga mesnata e te hënës. Ndërkohë qe mësohet se ka fshatra qe vuajnë prej pese ditësh mungesën e plote te energjisë elektrike. Edhe ne qarkun e Korçës ka mungesa te energjisë elektrike, ne një pjese te fshatrave te Devollit, por edhe pjesët malore. Ne qarkun e Kukesit zonat rurale janë ne errësire qe nga mbrëmja e te hënës, ndërsa ne qytet ka ndërprerje me më shume se pese ore paradite dhe po ashtu edhe pasdite. Mësohet se shkak është bere një defekt ne linjën e tensionit te larte qe vjen nga Fushe Arrëzi. Mungesa ka edhe me ujin i pijshëm pasi kane ngrire tubacionet. Reshjeve te dëborës i është shtuar këtë te marte edhe era e forte qe ka rrezuar disa shtylla te energjisë elektrike, si dhe peme. Ndërkohë situate e renduar mbetet edhe ne qarkullimin e automjeteve ne disa akse te vendit. Ne qarkun e Kukesit janë te pakalueshem akset Bajram Curri-Qafe Morine, Fierzë, e Valbonë. Ndërkohë ne segmentet e tjera kalimi behet vetëm me zinxhirë. Ne Qarkun e Dibrës ka te paktën 7 akse te pakalueshme për shkak se janë bllokuar tërësisht nga dëbora. Ne Qarkun e Shkodres, akset ne drejtim te Dukagjinit janë tërësisht te pakalueshme. Te bllokuara janë edhe rrugët qe te çojnë ne zonat e thella te Mirditës ne drejtim te Lurës. Ne Elbasan nuk kalohet dot ne aksin Librazhd-Bulqizë. Me dhjetëra shkolla ne te gjithë vendin janë mbyllur. Kështu ne Korçe te gjitha shkollat do qëndrojnë te mbyllura deri ne datën 10 shkurt. Te mbyllura pa afat janë edhe shkollat ne Kukës, Peshkopi e Tropojë.

After losing three lives from the cold, the country seems to still be stuck again from that in mountainous areas temperatures go as low as minus 15 degrees centigrade. But in addition to cold and frost, in some cities have begun the lengthy absences of electricity. As a result of a fault in the power plant Dejes Vau, the entire Eastern Province was without light from the midnight of Monday. While it is taught that there are five villages that suffer from lack of full days of electricity. Even in the Korca district has a lack of electricity, in a part of the villages of Devoll, but the mountainous parts. Kukes district of rural areas are darkened by the evening of Monday, while the city has continued for more than five hours morning and afternoon as well. Learned that the cause is a defect made ??in high-voltage line that comes from Fushe Arrez. There is lack of drinking water because they have frozen pipes. Snow accumulation is added to this Tuesday the strong wind that has pushed several columns of electricity, as well as trees. While the situation remains in heavy vehicle traffic in several axes of the country....

Share This Video


Download

  
Report form