Të besh biznes në Shqipëri, vendi humbet 7 pikë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar. Banka Botërorë në raportin e saj ?Të bësh biznes në 2018? e renditi Shqipërinë në vendin e 65, nga i 58 që ishte një vit më parë, mes 190 shteteve.



Kjo do të thotë se vendi ka humbur 7 pikë nga renditja e Bankës Botërore.




Duke ju referuar të dhënave të raportit problem thelbësor është furnizimi me energji elektrike, ku Shqipëria renditet në vend të 157. Biznesi në vendin tonë vijon të ketë sfidë sigurimin e energjisë elektrike, e cila shoqërohet ende me ndërprerje.



Një tjetër problem është edhe ai i pagesës së taksave, ku vendi ka shënuar përkeqësim.



Ndërsa marrja e lejeve të ndërtimit edhe pse ka shënuar një përmirësim vitin e fundit, sërish në raport me vendet e tjera të marra në analizë vijojnë të mbeten shqetësim për komunitetin e biznesit. Regjistrimi i pronave është problemi i radhës që hasin sipërmarrësit, për të cilët mbetet thelbësor qartësimi i titujve të pronësisë.



Një nga treguesit që ka shënuar përmirësim në këtë raport është aksesi në kreditim, falë ndryshimeve të bëra në Kodin Civil dhe në Ligjin për Barrën Siguruese. Tregtia është një tjetër përmirësim, kjo falë reduktimit të barrierave tregtare.



Në raport me veten, treguesit e të bërit biznes në Shqipëri janë përmirësuar krahasuar me nje vit më parë, por jo në raport me ekonomitë e tjera.



Vendi që na i ka kaluar ndjeshëm është Kosova duke u renditur në vend të 40. Ndërsa ajo që vlen të theksohet është se Maqedonia është renditur e 11 në botë mes 190 vendeve si shteti ku është më lehtë të bësh biznes.

Share This Video


Download

  
Report form