Jahjaga: Kosova përfaqësohet si Republike - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Pak pas deklaratës se ndërmjetësuesit te Bashkimit Evropian ne bisedimet Prishtinë-Beograd se ndryshimi i emrit te Kosovës është ende ne tryezën e negociatave, presidentja Ahtifete Jahjaga ka mohuar një gjë te tille. Duke folur ne një interviste për "Deutsche Welle", zonja Jahjaga tha se nuk do te ketë asnjë ndryshim ne emrin e Kosovës për përfaqësimet ne takimet ndërkombëtare. "Në procesin e dialogut ne kemi hyrë si palë të barabarta dhe Kosova përfaqësohet si subjekt shtetëror në të gjitha nivelet dhe si e tillë do të vazhdojë të përfaqësohet edhe tash e tutje. Nuk do të ketë asnjë shtesë në emërtimin e Republikës së Kosovës as si 12 44 e as ndonjë shënim," është shprehur Jahjaga. Ndërkohë, sa i përket situatës aktuale ne veri, presidentja e Kosovës është shprehur se zgjidhja gjendet te pakoja Ahtisari. Sipas saj, Kosova do te shtrije rendin edhe ligjin edhe ne zonat ku funksionojnë te ashtuquajturat struktura paralele.

Shortly after the declaration of the European Union mediator in negotiations between Pristina and Belgrade to change the name of Kosovo is still at the negotiating table, President Ahtifete Jahjaga has denied such a thing. Speaking in an interview for "Deutsche Welle", Ms Jahjaga said there would be no change in the name of Kosovo for representation in international meetings. "In the process of dialogue we have entered as a pair of equal and Kosovo is represented as a state entity at all levels and as such will continue to represent the hereafter. There will be no additional designation of the Republic of Kosovo or as 12 44, nor any note, "said Jahjaga. Meanwhile, regarding the current situation in the north, Kosovo's president, said the solution lies in the Ahtisaari package. According to her, Kosovo would extend the law and order in areas where are the so-called parallel structure.

Share This Video


Download

  
Report form