Nga dita e premte Ministria e Kulturës dhe Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur konkursin mbi veprën monumentale qe përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë, qe do te vendoset ne Tirane. Projekti konsiderohet ndërkombëtar, pra ku mund te marrin pjese artiste shqiptare e te huaj. Kjo ne fakt është vetëm faza e pare dhe ajo çka përcaktohet janë përmasat tejet te mëdha qe duhet te ketë vepra, por pavarësisht kësaj, specialistet e këtyre institucioneve shprehen se nuk vendosin dot për sheshin e monumentin. Arsyeja? Mbledhja e KRTRSH-se, e cila duhet te miratoje planin rregullues te Tiranes, nga ku do te duhet te vendoset edhe për pozicionin e veprës se 100-vjetorit. Konkursi pritet te përfundojë ne 2 Mars, periudhe pas te cilës do te duhet te shpallet edhe modeli fitues. Ndryshe nga projektet për monumente te tjera, për këtë te 100-vjetorit te Pavarësisë nuk ka një limit fondi te përcaktuar.