Sesioni kuvendor mbyllet me kafe - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Komisioni i Ligjeve ka mbyllur punën për këtë sesion duke ruajtur frymën konsensuale te mesit te nëntorit, ndërsa një kafe e anëtarëve nga te dyja palët me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, ka konfirmuar klimën pranverore qe po kalon politika. Vizion Plus ka siguruar disa pamje nga takimi, i shoqëruar me batuta e humor. Deputeti Bashkim Fino iu referua promovimit te librit për Enver Hoxhën te një dite me pare, për te treguar se ish-diktatori arriti te mblidhte serish ne një salle gjithë krerët e politikes. Kjo kafe nuk do të ngjallte natyrisht këtë interes mediatik, nëse ngërçi nuk do të zgjaste për rreth 2 vjet. Por tashme gjithçka duket e lënë pas. Pas takimit informal, kryeparlamentarja deklaroi se nuk ka arsye perse fryma e kompromisit te mos vijojë vitin e ardhshëm. Ligjet me 3/5 ishin pjesa themelore e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian. Ato duhet të përmbushen që pas dy dështimesh me radhë, vitin e ardhshëm ta gjejë Shqipërinë me statusin e kandidatit për anëtare të BE-së.

Share This Video


Download

  
Report form