Çuçi: Procesi do të mbyllet bashkë me opozitën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lëvizja e Partisë Socialiste për të prezantuar një draft të njëanshëm për amendimin e kodit elektoral, ka vetëm një synim të fitohet koha e humbur për shkak të bojkotit të opozitës.Bashkëkryetari socialist i komisionit te posaçëm Bledi Çuçi shpjegon se 52 nenet përfaqësojne zbatim strikt te rekomandimeve qe ka bërë OSBE-ODIHRI. për 3 proceset e fundit zgjedhor dhe janë produkt i të gjithë tryezave që jane zhvilluar bashkë me opoziten.?Ky është një process që ne duhet ta mbyllim me opozitën, kjo nuk diskutohet. Por, duke qenë se ne nuk e dimë se kur do të kthehet opozita në parlament, kemi edhe një lloj detyrimi ndaj qytetarëve shqiptarë, edhe ndaj partnerëve për të thënë që kemi vullnetin e plotë që të gjitha detyrimet që ka Shqipëria ndaj organizatave ku bën pjesë si KiE, OSBE ne ti zbatojmë.?Çuçi theksoi se ne kete faze elementi kohe eshte i rëndësishëm veçanërisht për kërkesen e demokratëve ne lidhjet me aplikimin e teknologjise ne zgjedhje. ?Duke qenë se koha është e shkurtër duhet që edhe opozita të reflektojë dhe të vijë sa më shpejt dhe të bashkohet në process në mënyrë që të mos jemi në limite të cilat pastaj rrezikojnë të gjithë procesin.?Përveç reformes palet duhet te gjejne gjuhen e perbashket edhe per komisionin qendror te zgjedhjeve, pasi 4 anetareve iu mbaron mandati. Çuçi vuri ne dukje se mandatet e vera shtjefnit dhe hysen osmanajt i perkasin mazhorances si anetare te shumices.?PS do të eci sipas frymës dhe gërmës së Kodit Zgjedhor të miratuar me consensus që do të thotë që ne do të cojmë emrat për të zgjedhur dy përfaqësues të mazhorancës të cilëve u ka mbaruar mandati ne KQZ. Kjo është shumë e qartë, është shkruar shumë qartë në Kod.?Por ne nje kohe qe mazhoranca eshte e vendosur te vazhdoje me zevendesimin e anetareve ne komisionin qendror te zgjedhjeve, ne kampin opozitar ka ende paqartesi pasi nder te tjera lulzim basha po perballet edhe me presionin e LSI per te pasur nje anetar. Pavaresisht vendimit te opozites me votimin e anetareve te rinj ne PS merr shumicen ne KQZ te cilen e humbi pas marreveshjes Rama-Basha ne 17 maj.

Share This Video


Download

  
Report form