https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Mbyllet shkolla "Part Time" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vitin e ardhshëm akademik nuk do të ketë më studime me kohë të pjesshme në Universitete. Komisioni i Arsimit të Lartë, në projekt-raportin e parë sugjeron mbylljen e studimeve part time në shkollat e larta publike dhe private. 11 hartuesit e raportit e cilësojnë këtë shkollë "plagë" të arsimit të lartë në Shqipëri. Sipas draftit, ky sistem deri sot u ka siguruar studenteve të njëjtën diplomë si ata që ndjekin rregullisht universitetin, ndërsa cilësia e tyre është e dobët. Drejtues të universiteteve dhe pedagogë që prej vitesh japin mësim në sistemin me kohë të pjesshme mbështesin mbylljen e kësaj shkolle. Nga viti në vit niveli i studenteve ka ardhur në rënie, ndërsa ata që diplomohen nuk e ushtrojnë dot zanatin në tregun e punës. Shefja e Departamentit të Letërsisë njëherësh anëtare e Forumit për Liri Akademike sugjeron që shkolla me kohë të pjesshme të përdoret vetëm për studimet pasuniversitare. Studimet part time për herë të parë u hapen në Universitete shqiptare në vitin akademik 2003-2004 nga ministri socialist Luan Memushi. Për më shumë se 1 dekadë kjo shkollë që ndiqet vetëm dy ditë në javë, të shtunë dhe të dielë ka diplomuar mijëra studentë. Ndërsa për shkollat e larta ka siguruar një sasi të konsiderueshme të ardhurash financiare të cilat kanë mbuluar pagat e pedagogeve dhe shpenzime të tjera. Vitet e fundit shkolla part time, joshi jo pak Universitete Private. Sipas të dhënave zyrtare vetëm për vitin 2004 -2005 numri i studenteve me kohë të pjesshme në fakultete publike ka qene rreth 20 mijë ndërsa sot në publik dhe privat, ata zëne 1 /6 e numrit total të studentëve në universitete, mbi 31 mijë.

Share This Video


Download

  
Report form