Serbet duken se e kane menduar seriozisht kërcënimin e shpalljes se autonomisë ne veriun e Kosovës. Sikurse bëjnë me dije mediat vendase, ata tashme kane hartuar edhe një "deklarate pavarësie" për "Republikën e Kosovës se Veriut".
Ky draft po qarkullon ne këtë zone qe prej te hënës paradite, kur ne Bruksel nisen bisedimet dypalëshe Prishtine-Beograd. Ne hyrje te saj theksohet "Zoti u jep te gjithë njerëzve te drejta te barabarta kur lindin dhe pas shume viteve vuajtje dhe tendence nga ana e Kosovës për te asimiluar serbet, ata detyrohen te shpallin shtetin e tyre te pavarur.
Ja disa nga pikat kryesore te kësaj "deklarate pavarësie":
1. Ne, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli ynë, e shpallin Kosovën Veriore shtet të pavarur dhe sovran. Kjo deklaratë reflekton vullnetin e popullit tonë, që do të afirmohet me referendum.
2. Ne e shpallim Kosovën Veriore republikë demokratike, sekulare dhe multietnike.
3. Ne marrim të gjitha obligimet që na takojnë si shtet demokratik në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
4. Ne do të miratojmë Kushtetutën sa më shpejt, një të tillë që reflekton përkushtimin tonë për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve.
"Deklarata e Pavarësisë" vazhdon edhe me pika të tjera ku thuhet se "Republika e Kosovës Veriore" ka për synim integrimin e plotë në BE dhe në NATO, ftohet prezencë ndërkombëtare për ta mbikëqyrur "pavarësinë" dhe thuhet se respektohet integriteti i shteteve fqinje.