Fund shtatori! Dite e hene, fillim i nje jave pune! Kjo eshte pamja qe ka Athina, kryeqyteti grek keto dite, mes mëngjeseve te post apo para protestave, te qenit ne qendër te lajmeve ndërkombëtare dhe krizës ekonomike!
Vendi helen, ku ne fillim te viteve '90 emigruan dhe ndërtuan jetën e tyre mijëra shqiptare, duket se eshte kthyer keto kohe, ne shtetin me pak te sigurt ekonomikisht per ta. Vizion Plus, udheton drejt qyteteve kryesore te Greqise, ku banon dhe numri me i madh i shqiptareve per te zbuluar se sa te prekur ndihen nga kriza, gati 600 mije emigrantet ne fqinjin jugor. Eglantina Arapi, nene e dy fëmijëve dhe bashkëshorti i saj Lorenci, jetojnë ne Athine prej gati 18 vjetësh. Ajo shprehet se, kriza ekonomike e ka lene prej disa kohesh pa pune dhe mendimi per t'u kthyer ne Shqipëri po dominon çdo dite e me shume. Njesoj si ne Athine, edhe ne Selanik gati 500 km larg kryeqytetit helen, komuniteti i shqiptareve, edhe pse me i qete per shkak te protestave me te pakta, ndihet njesoj i prekur nga kriza. Olsi Çepele dhe familja e tij e re, prej disa vitesh emigrante, mendojnë te kthehen ne Shqipëri. Por, babai i nje vogëlushi, ndihet i pasigurt per ate çka e pret ne token ame. Mes emigranteve, qendron tashme edhe brezi i pare i fëmijëve te lindur ne Greqi. Amalia Mena, e cila ne fund te muajit gusht mbushi 20 vjeç, tregon se ndihet sa greke edhe shqiptare dhe se kthimi ne Shqipëri nuk eshte ne planet e saj. Megjithe dilemat qe kane emigrantet, nje pjese e tyre tashme e ka lene Greqinë, te pakten derisa vendi fqinj te kaloje krizën e te ofroje me shume pune dhe te ardhura.