Gjermania kthen emigrantët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Merr fund politika e dyerve te hapura ne Gjermani. E ndodhur përballe presionit te aleateve, por edhe brenda partisë se saj, ne nje vit zgjedhor, kancelaria gjermane Angela Merkel është dorëzuar, duke miratuar ne pajtim me drejtuesit e 16 landeve nje plan masash per deportimin e shpejte te emigranteve qe u është refuzuar azili. Qe prej masakrës se Berlinit ne 12 dhjetor te vitit te kaluar, me autor nje emigrant tunizian qe i ishte refuzuar azili, ne Gjermani është shtuar presioni per marrjen e masave. Ne baze te planit, ne çdo land do te ngrihen qendrat e daljes, ku do te dërgohen te gjithë shtetasit qe u është refuzuar azili, per t?i deportuar ata me shpejtesi ne vendet e origjines. Gjithashtu autoritetet kane vendosur te rrisin shpërblimin deri ne 1200 euro per te gjitha kthimet vullnetare. Sipas statistikave, ne vitin 2016, rreth 55 mijë azilkërkues janë larguar vullnetarisht nga Gjermania dhe rreth 25 mijë të tjerë janë deportuar. Gjatë vitit të kaluar, 280 mijë persona kanë kërkuar azil ne kete vend, nje shifër disa here me e ulet sesa rekordi i vitit 2015, kur 890 mije shtetas aplikuan per azil, mes tyre edhe shume shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form