http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emigrantët që kanë hyrë në Shqipëri gjatë festave të fundvitit kanë shpenzuar më pak se një vit më parë. Kështu vetë kursi i këmbimit ka treguar se monedha vendase ka mbetur në nivele të njëjta si përballë dollarit, ashtu edhe përballë asaj europiane. Sot në kursin e këmbimit vendas një euro shitet me 140 lek, ndërsa dollari amerikan me 102.7. ndryshe nga një vit më parë monedha europiane nuk ka humbur asnjë pikë përballë lekut, por ka qëndruar stabël, fakt ky që lidhet drejtpërdrejtë me kërkesën e ulët që ka patur tregu për monedhën vendase. Për sociologët, në kushtet e krizës ekonomike kur emigrantët kanë humbur një vend pune, apo paguhen më pak ky fenomen është i pritshëm. Por ndryshe nga disa vite më parë edhe dërgesat e emigrantëve nga jashtë kanë qenë gjithnjë e në rënie. Kështu në ekonominë shqiptare për 2013-ën, këto dërgesa janë ulur me 60 milion dollarë. Që prej 2008-ës dhe deri tani kontributi për familjet shqiptare që vinte përmes remitancave është përgjysmuar. Para 5 vitesh dërgesat e emigrantëve arrinin në 300 milion dollarë në vit, ndërsa sot nuk shkojnë më shumë se 150 milion dollarë.