Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një kohë kur Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare për të përcaktuar hapat konkretë që do të ndiqen për rikonstrukturimin e plotë të kësaj force politike, i deleguar për zonën e jugut, deputeti Koço Kokëdhima ka kërkuar që ky proces të sjellë emra të rinj në kryetarët e degëve. Pas një mbledhjeje me strukturat e PS në Vlorë, Kokëdhima tha se degët kanë nevojë për energji të reja.
Koço Kokëdhima: ?Bëhen zgjedhjet një herë në organizatat socialiste pastaj edhe në asamble. Ka plot djem dhe vajza që janë të aftë ta drejtojnë PS në qytetin e Vlorës, këto janë çështje që nuk mund t?i predikojmë që tani. Mund të flasim për kritere por jo për emra e për moshë?.
Deputeti tha se PS është e angazhuar për të rritur numrin e anatarësisë së saj
Koço Kokëdhima: ?Momentalisht janë duke u bërë anëtarësime të reja. Kjo reformë e ka si objektiv dhe për rritjen numerike të Parisë Socialiste, ashtu siç ka në fokus një përmirësim në strukturën sociale të vetë organizatave?.
Pjesë e riorganizimit të PS nuk janë vetëm zgjedhjet në forumet drejtuese por edhe përmirësimi i debatit politik, si dhe rritja e pjesëmarrjes së grave dhe të rinje në strukturat bazë drejtuese.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ristruktukturimi-i-ps-kokedhima-deget-kane-nevoje-per-energji-te-reja/