Ora News – Meta: Të rinjtë kanë nevojë për punë më të mirëpaguara

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë dhe të rejat e LRI-së së Njësisë administrative nr. 6 në Tiranë.
Në fjalën e tij gjatë takimit, Meta, tha se duhet mbështetje më e madhe për arsimimin profesional të të rinjve ashtu si edhe për bizneset, që t?u ofrohen lehtësira në rastet kur punësojnë të rinj të cilët nuk kanë eksperiencë pune.
?Të rinjtë kanë nevojë për punë më të mirëpaguara, por për të fituar këto vende pune kërkohet edhe një mbështetje më e madhe përmes arsimimit profesional. Ashtu sikurse edhe bizneset në mënyrë të veçantë për t?u ofruar vende pune të rinjve, të cilët nuk kanë një eksperiencë, kanë nevojë për mbështetje përmes politikave favorizuese për sigurimet shoqërore, për sigurimet shëndetësore, për t?i mbështetur dhe për t?i subvencionuar në mënyrë të veçantë 6 muajt e parë ose vitin e parë për të rinjtë dhe të rejat që të lehtësohen bizneset nga kosto të tilla?, deklaroi Kryetari i LSI-së.
Gjithashtu, Meta, tha se filozofia e LSI-së është ajo e bashkëpunimit dhe e solidaritetit, që vjen nga kujdesi dhe vëmendja për të rinjtë dhe me të rejat e Shqipërisë.
?LSI është forca me rritjen më të fuqishme, më të qëndrueshme dhe më të shëndetshme, sepse kjo është një rritje që vjen nga filozofia e LSI-së, që është ajo e bashkëpunimit, e përfshirjes dhe e solidaritetit, por që vjen në radhë të parë nga kujdesi dhe vëmendja që ne tregojmë me të rinjtë dhe me të rejat e Shqipërisë dhe sidomos përmes modelit më të mirë dhe më të shkëlqyer që ne kemi ofruar dhe ju keni ofruar, që është lëvizja Rinore për Integrim?, ? shtoi Kryetari i LSI-së, teksa theksoi se sfida kryesore është përfshirja e të rinjve në politikat sociale dhe formimi i tyre profesional.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-te-rinjte-kane-nevoje-per-pune-me-te-mirepaguara/

Share This Video


Download

  
Report form